KONKURS PËR VIDEON MË TË MIRË PROMOVUESE TË TERRITORIT TË SHQIPËRISË

KONKURS PËR VIDEON MË TË MIRË PROMOVUESE TË TERRITORIT TË SHQIPËRISË
“Video më e mirë promovuese – Atdheu im”
Prill-Maj 2023
Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve me sektorin e biznesit, kompania Zenith Travel & Tours, kompani lider në sektorin e turizmit në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës organizojnë konkursin “Video më e mirë promovuese – Atdheu im”.
Kush mund të marrë pjesë në konkurs? :
– Studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës të regjistruar në programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimit.
Cila duhet të jetë përmbajtja e videos?:
– Video duhet të jetë e regjistruar në formën e një reportazhi ku promovohet një destinacion specifik turistik i territorit të Shqipërisë, trashëgimi materiale dhe jomateriale;
– Regjistrimi i zërit shoqërues të videos duhet të jetë në gjuhë të huaj;
Formati i videos : Opsion horizontal/landscape/ Reel
Adresa e dërgimit të videos: Videot duhet të dërgohen me Wetransfer në : [email protected]
Afati për dërgimin e videos: 10 maj 2023
Shpallja e fituesit : 15 maj 2023
Video më e mirë promovuese –Atdheu im do të përzgjidhet nga një juri e përbashkët mes përfaqësuesve të kompanisë Zenith dhe stafit akademik të FGJH-së, specialistë në fushën e komunikimit turistik.
Për studentin fitues kompania Zenith Travel & Tours do të ofrojë një paketë turistike (pa pagesë) drejt Lefkadhës ose Zakinthos, 3-4 ditore.