Më datë 31 mars 2026, në orën 15:00, në sallën Europa, u organizua leksioni i hapur nga Prof. Asoc. Dr. Irena Kapo (Pata) në bashkëpunim me studentët e vitit të parë, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh në të cilin kishim kënaqësinë të mirëprisnim z. Elton Çaushi, bashkë-themeluesin e ‘Albanian Trip’.
Elton Çaushi shoqëroi prezantimin me shembuj konkretë nga vitet e përvojës. Prezantimi ishte shumë intensiv, frymëzues e përfitues për studentët e për të gjithë pjesëmarrësit mbi zhvillimin dhe sfidat e turizmit shqiptar si dhe përvojën e gjatë e shumë të suksesshme të ‘Albanian Trip’.
Departamenti i Gjuhës Angleze mbetet i hapur për bashkëpunime të tilla me tema interesante ku përvoja në terren ndërthuret natyrshëm me dijet e përftuara në auditor.




