Në kuadër të aktiviteteve të Grupit Mësimor-Kërkimor të Letërsisë të Departamentit të Gjuhës Angleze, FGJH-UT, u zhvillua një aktivitet frymëzues në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.
Studentë dhe pedagogë të fakultetit patën mundësinë të ndjekin një pjesë të provave të shfaqjes “Si ta doni” (As You Like It) të Uilliam Shekspirit dhe më pas të zhvillojnë një bisedë të hapur me regjisorin e shfaqjes, John Blondell, pedagog dhe një emër i njohur ndërkombëtarisht për vënien në skenë të veprave të Shekspirit në shumë vende të botës.
🙏 Falënderim i veçantë për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Z. Indrit Çobani, për mundësimin e këtij takimi të veçantë që afroi letërsinë, teatrin dhe përvojën akademike në një hapësirë të përbashkët dialogu dhe frymëzimi.









