| Titulli akademik i studimit | DIPLOMË MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË FRËNGE” |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Frengjisht (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë frënge” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e gjuhës frënge, të aftë për të ushtruar profesionin e ri të mësuesit në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Ky program synon gjithashtu formimin profesional të mësuesit të gjuhës frënge të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, rajonal dhe botëror, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim. Ky program është largpamës sepse përgatit mësues kompetentë në strategjitë e mësimdhënies, në hartimin dhe zbatimin e programeve mësimore si dhe në përdorimin e teknologjive të reja mësimore.
Programi ka këto objektiva:
Praktika mësimore përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë frënge”. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në formimin teorik, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar.
Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës frënge, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara në auditor, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika zhvillohet në semestrin IV të kohëzgjatjes së programit të studimit dhe ka për qëllim gjithashtu njohjen dhe aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË FRËNGE” | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Metodologji e mësimdhënies dhe të nxënit | 6 | I/I | 60 |
| 2. | Psikologji zhvillimi | 5 | I/I | 50 |
| 3. | Metoda e kërkimit në edukim | 4 | I/I | 40 |
| 4. | Teknologji e informacionit dhe komunikimit në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | I/I | 60 |
| 5. | Gjuhë C (niveli i përparuar) | 6 | I/I | 60 |
| SEMESTRI II | ||||
| 6. | Kurrikula dhe arsimi gjithëpërfshirës | 6 | I/II | 60 |
| 7. | Menaxhimi i klasës | 4 | I/II | 40 |
| 8. | Vlerësimi i të nxënit | 5 | I/II | 50 |
| 9. | Gjuhësi e zbatuar | 6 | I/II | 60 |
| 10. | Psikolinguistikë dhe përvetësimi i gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 11. | Metodologji e mësimdhënies e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| Gjithsej | 60 | 600 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| 1. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
| 2. | Kërkimi shkencor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | II/I | 60 |
| 3. | Hartimi i punimit shkencor | 6 | II/I | 60 |
| 4. | Aspekte praktike të didaktikës së gjuhës B | 4 | II/II | 40 |
| 5. | Edukim ndërkulturor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | II/II | 60 |
| 6. | Lëndë me zgjedhje (C)* | 4 | II/II | 40 |
| 7. | Lëndë me zgjedhje (C)* | 4 | II/II | 40 |
| 8. | Praktikë Profesionale | 12 | II/II | 240 |
| 9. | Temë diplome/Detyrime përmbyllëse | 12 | II/II | |
| Gjithsej | 60 | 600 | ||
| Gjithsej në 2 vite | 120 | 1200 | ||