Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e Gjuhëve të Huaja

Provimi i Mbrojtjes së Gjuhës së Huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër.
Provimi do të jetë i përbërë nga 4 pjesë: pjesa e leximit, e të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Për më shumë shih Rregullore për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (kliko këtu).
 
 

NJOFTIM PËR NDRYSHIMIN E DATËS SË PROVIMIT

Të nderuar kandidatë,

Ju njoftojmë se, për arsye organizative, provimi i mbrojtjes së gjuhëve të huaja, i planifikuar për datën 24 tetor 2026, do të zhvillohet më 21 nëntor 2026.

Ju lutemi të merrni në konsideratë datën e re në planifikimin tuaj.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 
Për të marrë një kopje të dytë të vërtetimit të mbrojtjes së gjuhës klikoni linkun dhe shkarkoni mandatin: Vërtetim kopje e dytë 

➡ REGJISTROHU TANI! ⬅

Regjistrimet fillojnë nga data 28 Shtator deri më datë 19 Tetor 2026.

Rregullore Mbrojtje Gjuhe

Kalendari Mbrojtje Gjuhe 2026

Formulari i regjistrimit

Mandati i pagesës