Njoftim,
Provimi i mbrojtjes së gjuhës së huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër. Provimi do të jetë i përbërë nga 4 pjesë: pjesa e leximit, e të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Për më shumë shih Rregullore për mbrojtjen e gjuhëve të huaja.
Provimi do të jetë më datë 30 Prill 2022,ora 9:00.
Mund të regjistroheni deri më datë 25 2022 pranë Zyrës së Mbrojtjes së Gjuhëve të Huaja me dokumentat e mëposhtme:
1. Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose pasaportë, asnjë mjet tjetër nuk vlen për regjistrim);
2. Mandati i pagesës së tarifës së provimit.