Njoftim!
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Autonom të Madridit, Spanjë, për vitin akademik 2019-2020.
http://www.uam.es/UAM/Home.htm?language=es
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e mësimdhënies:
-Shkenca Natyre;
-Ekonomi;
-Drejtësi;
-Shkenca humane;
-Histori;
-Gjuhë e Huaj;
-Mësuesi;
-Psikologji;
-Teknologji informacioni;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outgoin…
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga
personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 17 Shkurt 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30
– 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].