Njoftim !
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve(stafi akademik) (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
-Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:
https://eurep.auth.gr/en/coordinators/internationa
– Plani i mobilitetit*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/EQM62ekVVWdPiBIOd…
.
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/EfdfRJ6o…
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 10 Nëntor 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin: [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].