Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Njoftim !

http://www.ugr.university/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

* Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.

Fushat e studimit:

Klikoni linkun:

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të
origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);

Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/…/tablasdecertificadosacep…

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility.
Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura
ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

-Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:

https://escuelaposgrado.ugr.es/…/cartas-de-preadmision…

Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/…/tablasdecertificadosacep…

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility.
Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura
ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…

Afati për aplikim: 15 Prill 2021.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]