Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Zadarit, në Kroaci për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (3 muaj);
– Master (3 muaj);
– PhD (3 muaj);
Fushat e studimit:
-Gjuhë e huaj;
Për informacion mbi katalogun e lëndëve që ofrohen nga Universiteti i Zadarit klikoni linkun:
http://www.unizd.hr/…/int…/student-mobility/course-catalogue
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Aplication Form
http://www.unizd.hr/…/018KA107_inco_Students_Application_Fo…
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Zadarit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies_E…
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Aplication Form http://www.unizd.hr/…/018KA107_inco_Students_Application_Fo…
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Zadarit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies_E…
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash e nivelit PhD (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Master dhe listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Plani i kërkimit mbi tezën e PhD;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Aplication Form
http://www.unizd.hr/…/018KA107_inco_Students_Application_Fo…
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Zadarit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies_E…
Afati për aplikime: 15 Nëntor 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin: [email protected].