Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

NJË TJETËR ARRITJE NË STUDIMET DOKTORALE NË FGJH!

Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, doktorantja Blerina Zaimi mbrojti me sukses disertacionin e saj për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, me temë:
📚 “Kujtesa si mjet për të hulumtuar në botën e brendshme të personazheve në romanet e Kazuo Ishiguros”

Disertacioni, i realizuar nën drejtimin shkencor të Prof. Dr. Saverina Pasho, u vlerësua me pikët maksimale nga juria, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve dhe të kritikës letrare mbi veprën e Kazuo Ishiguros.\

Studimi ofron një analizë të thelluar të romaneve të shkrimtarit anglo-japonez Kazuo Ishiguro, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, duke u përqendruar te roli qendror i kujtesës në ndërtimin e botës së brendshme të personazheve. Punimi argumenton se kujtesa, në veprën e Ishiguros, është njëkohësisht mjet për ruajtjen e identitetit dhe pengesë për përballjen me realitetin, duke nxitur reflektime mbi vetënjohjen, faljen dhe harresën.

👏 Urime të përzemërta, znj. @Blerina Zaimi!
Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik dhe kërkimor!