Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë regjistruar pranë Fakultetit të Gjuhëve Huaja në vitin akademik 2016-2017 se në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë 80/2015 neni 90 – Kohëzgjatja e studimeve, “Kohëzgjatja maksimale e një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet”, duhet të përfundojnë studimet e tyre brenda vitit akademik 2021-2022.