Njoftim !
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Eberswalde në Gjermani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.
https://www.hnee.de/…/University-for-Sustainable-Developmen…
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ me kohë të plotë për trajnim;
Për t’u njohur me modulet e ofruara nga Universiteti i Eberswalde referohuni linkut:
http://www.unitir.edu.al/…/BlockModule_WiSe1920_HNEE_Englis…
Kohëzgjatja:
-nga 5 ditë deri në 4 javë;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për 14 ditët e para, për ditët pasardhëse kompensimi është 112 EUR në ditë)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze/gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane) ku të theksohet arsyeja e ndjekjes së modulit të zgjedhur;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën shqipe;
– Certifikata e gjuhës së huaj angleze ose gjermane ( niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);
– *Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Training_outg…
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.
Dokumentet e nevojshme për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ për trajnim:
– CV (në gjuhën angleze/gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane) ku të theksohet se çfarë kërkohet të arrihet gjatë këtij mobiliteti dhe cilat janë benefitet në departamentin tuaj;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën shqipe;
– Certifikata e gjuhës së huaj angleze ose gjermane ( niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);
– *Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Training_outg…
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.
Afati për aplikim: 08 Gusht 2019
** Stafi aplikues për trajnim do të përfshihet në aktivitete profesionale, sipas pozicionit të punës në UT.
*** Nëse stafi aplikues ka kontakte me një lektor në Universitetin e Eberswalde, ai mund të aplikojë si staf i ftuar për të dhënë leksione në universitetin pritës.
****Nëse stafi ka aplikuar dhe fituar më parë në këtë universitet, ai duhet të shpjegojë arsyet e riaplikimit.
Për të aplikuar dokumentat dorëzohen dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të dërgohen njëkohësisht të skanuara në adresën [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: [email protected].