Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani për vitin akademik 2019-2020 dhe për vitin akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim;
– Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit me kohë të plotë (5 + 2 ditë);
Fushat e mësimdhënies:
– Histori dhe arkeologji;
– Filozofi dhe etikë;
– Edukim;
– Gjuhë të huaja;
– Shkenca sociale dhe të sjelljes (shkenca politike, sociologji, dhe studime kulturore, psikologji);
– Gazetari dhe raportim;
– Biznes dhe administrim (menaxhim dhe administrim, kontabilitet, financë, ekonomiks, marketing);
– Drejtësi;
– Shkenca të Biologjisë (biologji, biokimi);
– Shkenca të fizikës (kimi, fizikë, shkencat e tokës);
– Matematikë dhe statistikë;
– Teknologji informacioni dhe Komunikimi;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin për trajnim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Training_outg…
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.
Afati për aplikim: 24 Shkurt 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].