Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Njoftim për thirrjet e hapura për aplikime në kuadër të Programit READ 2026–2027

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Institute of International Education (IIE), ka shpallur thirrjet për aplikime në kuadër të programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) për vitin akademik 2026–2027, konkretisht:

-Thirrje për aplikime për akademikët rezidentë në Shqipëri, me qëllim mbështetjen e bashkëpunimit me akademikët e diasporës shqiptare në fushën e kërkimit shkencor, zhvillimit të kurrikulave dhe mësimdhënies së përbashkët.

-Thirrje për aplikime për studentët e doktoraturës, me qëllim mbështetjen e zhvillimit akademik dhe kërkimit shkencor përmes bashkëpunimeve me diasporën akademike shqiptare.

-Thirrje për aplikime për akademikët e diasporës shqiptare, me qëllim angazhimin e tyre në veprimtari kërkimore, akademike dhe mësimdhënie në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.

Afati i fundit i aplikimit për akademikët rezidentë dhe studentët e doktoraturës është data 4 dhjetor 2026.

Në këtë kuadër, ftohen strukturat akademike dhe kërkimore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, personeli akademik dhe studentët e doktoraturës të njihen me thirrjet e shpallura dhe të shqyrtojnë mundësitë e pjesëmarrjes në këto programe, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe forcimin e lidhjeve me diasporën akademike shqiptare.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret e pjesëmarrjes, dokumentacionin e kërkuar dhe procedurat e aplikimit,kikoni mbi 

Linku https://www.aadf.org/sq/call/