Ditën e sotme, më 09 prill 2025, në bibliotekën “Rozafa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua takimi letrar me studentë dhe pedagogë mbi paraqitjen e librit “Fashë Drite – Faisceau de Lumière’’, një libër me poezi në gjuhën shqipe përkthyer në gjuhën frënge nga ish studentja e FGJH-së Mirela PAPUÇIU, një lëvruese e poezisë dhe përkthimit.
Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja-UT, mirëpriti dhe falënderoi autoren Mirela Papuçiu për këtë vepër të ardhur mjeshtërisht në duart e lexuesit. Ajo ngriti pyetje dhe diskutime rreth librit dhe mbi sfidat e përkthimit në zhanrin e poezisë në aspektin gjuhësor dhe kulturor si dhe ndikimin e këtij libri te lexuesi.
Nën moderimin e Znj. Olimbi VELAJ, gjatë këtij aktiviteti pedagogë dhe studentë dashamirës të letërsisë dhe poezisë lexuan vargje duke komentuar dhe ndarë ndjesi që ky libër përçon tek lexuesi dhe gjithsecili prej nesh.
Autorja Mirela PAPUÇIU, shprehu emocion të veçantë dhe mirënjohje për kolegët dhe pedagogët e saj të cilët kanë qenë dhe janë frymëzim në rritjen e saj profesionale.