Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Praktika profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit – krijimi i një ure bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në këtë proces

Objektivat e projektit

  • Ndërgjegjësimi i praktikantëve për rëndësinë e informimit para fillimit të procesit të praktikës profesionale
  • Njohja më e mirë e legjislacionit, rregulloreve dhe procedurave nga ana e praktikantëve
  • Krijimi i një platforme bashkëpunimi ndërmjet fakultetit, praktikantëve, mësuesve të gjuhës angleze dhe institucioneve përkatëse të arsimit parauniversitar

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Projekti informoi dhe përgatiti mësuesit praktikantë për praktikën profesionale përmes vëzhgimeve, trajnimeve, seminareve dhe një udhëzuesi të posaçëm, duke i njohur me kuadrin ligjor, procedurat dhe kërkesat e profesionit të mësuesit. Pjesëmarrësit u njohën me programin e praktikës, kriteret e vlerësimit, dokumentacionin dhe rolet e mësuesit vëzhgues dhe ndihmës gjatë këtij procesi. Projekti synoi të adresojë vështirësitë e hasura dhe të rrisë cilësinë e aftësive të studentëve në zhvillimin efektiv të mësimdhënies. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, komunikimit gjatë praktikës dhe rekomandoi përmirësime si shpërndarja e udhëzuesit, përfshirja e mentorëve në trajnim dhe krijimi i një platforme online për shkëmbimin e përvojave.

👉 Link:

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/Praktika-profesionale-per-profesionin-e-rregulluar-te-mesuesit.pdf
https://forms.gle/qC4J9q5ELMppukpW8
https://fgjh.edu.al/projekti-1-praktika-profesionale-per-profesionin-e-rregulluar-te-mesuesit-krijimi-i-nje-ure-bashkepunimi-mes-aktoreve-te-perfshire-ne-kete-proces/
https://fgjh.edu.al/praktika-profesionale-per-profesionin-e-rregulluar-te-mesuesit-krijimi-i-nje-ure-bashkepunimi-mes-aktoreve-te-perfshire-ne-kete-proces-do-te-organizoje-nje-tryeze-te-rrumbu/

situs toto