Projekti 1 “Praktika profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit – krijimi i një ure bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në këtë proces”.

Në kuadër të projekteve të organizuara nga departamenti i gjuhës angleze, më datën 16 qershor 2023, u zhvillua aktiviteti në lidhje me praktikën profesionale (stazhin) me koordinatore
Prof. Dr. Elida Tabaku.

Pjesëmarrja e Znj. Fozilet Simoni, Specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar u mirëprit dhe informacioni që ajo solli ishte mjaft i vlefshëm.

Më pas Dr. Leonora Lumezi paraqiti një përmbledhje të problemeve të identifikuara gjatë analizimit të raporteve që studentët dorëzuan për praktikën e kryer si pjesë e detyrimeve të tyre akademike. Takimi u përfundua me sukses me pyetje e përgjigje nga ana e pjesëmarrësve.