Projekti 2 “Përmirësimi i kërkimit shkencor me kërkuesit e rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze”

Në kuadër të projekteve të organizuara nga departamenti i gjuhës angleze, më datën 16 qershor 2023, u zhvillua aktiviteti në lidhje me kërkimin shkencor. Aktiviteti u hap nga kordinatori,
Prof.Dr. Viktor Ristani, i cili informoi në lidhje me rëndësinë e përgatitjes së temave të masterit në përputhje me manualin. 

Më pas u vijua me disa seanca trajnuese nga Dr. Hatixhe Sejdini dhe Dr. Daniela Hasa në lidhje me shkrimin e temës së masterit dhe teknikat për kërkimin shkencor.