Grupi Mësimor Kërkimor i Didaktikës së Departamentit të Gjuhës në bashkëpunim me ELTA Albania, organizojnë një sesion trajnimi falas për mësuesit e anglishtes me temë: “Edukimi Gjithëpërfshirës në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze”.
Trajnimi realizohet në kuadër të një projekti të financuar nga British Council. Trajnimi do të mbahet në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja më 4 Nëntor, nga ora 15:00 deri në 17:00, dhe do të prezantohet nga ekspertet Prof.Asoc.Dr. Daniela Hasa dhe Dr. Elona Mehilli Kolaj.
Ky aktivitet ofron një mundësi të rëndësishme për zhvillim profesional, duke u fokusuar në praktikat gjithëpërfshirëse në edukimin gjuhësor.
Link per regjistrim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeBIa5dM8Z7lyC8lzpjcyl1tgXWzT6JwGzcTZRzxhCUM9ZCdw/viewform?usp=header


