Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Përmbledhje e shkurtër:
Projekti synoi të afrojë kurrikulat universitare me tregun e punës dhe politikat kombëtare e europiane, duke u fokusuar në përkthimin terminologjik juridiko-administrativ dhe muzeistik. Në kuadër të tij u përkthyen nga shqipja në spanjisht materiale informuese (broshura, audioguida, tabela, fletëpalosje etj.) për 8 muze dhe 2 site arkeologjike. Përkthimet u realizuan në bashkëpunim me institucionet muzeale dhe me UNOPS Albania, duke përfshirë edhe botimin e fletëpalosjeve dhe përdorimin e audioguidave në spanjisht.
Paralelisht u organizuan dy aktivitete shkencore: një workshop mbi përkthimin sipas qasjes kognitivo-funksionale dhe një tavolinë të rrumbullakët për përkthimin terminologjik spanjisht-shqip dhe shqip-spanjisht, me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve.
Gjithashtu u nënshkruan memorandume bashkëpunimi me institucionet muzeale për përkthime dhe praktikë profesionale, si dhe një marrëveshje shërbimi me UNOPS Albania. Materialet e përkthyera përdoren fizikisht në muze dhe site arkeologjike si materiale informuese për vizitorët.
Link:
https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/videos/558551619796994/
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/Analize-e-punes-per-6-mujorin-I-te-projektit.pdf
