Në 15 korrik 2022, në shkollën verore të bullgarishtes vazhduan orët praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
E ftuar në Shkollën Verore të Bullgarishtes ishte Prof. As. Dr. Sofia Mitsova, pedagoge e South-West University “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari, e cila mbajti referatin me temë: Një udhëtim turistik nëpër Bullgarinë Jugperëndimore (Едно туристическо пътуване из Югозападна България).
Studentët u njohën me këtë pjesë të Bullgarisë, një destinacion turistik i mbushur me histori, me qytete interesante, si: Bansko, Melnik etj., që pret jo vetëm turistë vendas por edhe të huaj.