Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS)

Të dashur studentë!
Ashtu siç jeni informuar që në muajin Prill, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po organizon Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS) me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët.
Studentët janë pjesa më e rëndësishme dhe preken drejtpërdrejt nga shërbimi që ofrojnë institucionet; prandaj opinioni juaj është mjaft i nevojshëm dhe do të na shërbejë të gjithëve të kuptojmë më mirë se cila është situata reale në institucionin tuaj dhe çfarë duhet përmirësuar në të. Gjithashtu, plotësimi i këtij sondazhi do të jetë tepër i vlefshëm për t’i dhënë një shtysë të madhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Plotësimi i pyetësorit kërkon mesatarisht 5 minuta dhe anonimati juaj është i garantuar.
Kanë mbetur edhe pak ditë për plotësimin e këtij sondazhi, deri në datën 5 Qershor. Ju ftojmë përsëri të bëheni pjesë e progresit në cilësinë e arsimit të lartë shqiptar me garancinë që zëri juaj do të dëgjohet dhe përçohet.
Ju falenderojmë,
Stafi ASCAL