Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kënaqësinë të njoftojë se programi SPSS është instaluar me sukses në të gjithë kompjuterët e Laboratorit Shkencor DiPPLLing!
🔬 Kjo arritje u bë e mundur falë grantit të fituar nga Departamenti i Gjuhës Angleze, në kuadër të projektit:
“Empowering Researchers: Enhancing Research Skills Through the Use of Data Analysis Tools – SPSS”, i financuar nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora).
🎓 SPSS do të jetë një mbështetje e çmuar për stafin akademik dhe studentët e ciklit të dytë dhe të tretë, duke u mundësuar analizë të avancuar të të dhënave për projektet e tyre kërkimore.
🙏 Faleminderit Research Expertise from the Academic Diaspora për këtë kontribut të vyer në fuqizimin e kapaciteteve kërkimore!