Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Projekti analizoi strategjitë e nxënies së leksikut të gjuhës greke në arsimin e mesëm të lartë në një kontekst dygjuhësh shqiptaro-grek, duke përfshirë 100 nxënës nga shkolla jo publike “Protagonistët” në Tiranë. Të dhënat u mblodhën përmes një pyetësori mbi strategjitë e të mësuarit (bazuar në Schmitt, 1997) dhe një testi diagnostik për madhësinë e fjalorit sipas niveleve të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (A1–C2).
Rezultatet treguan se nxënësit përdorin një gamë të gjerë strategjish, me dominim të strategjive sociale (sidomos kërkimi i përkthimit nga mësuesi) dhe strategjive të kujtesës (imagjinimi përmes imazheve, krijimi i fjalive). Strategjitë kognitive si përsëritja me gojë dhe mbajtja e shënimeve rezultuan gjithashtu të përdorura shpesh, ndërsa përdorimi i fjalorëve njëgjuhësh dhe vetë-testimi ishin më pak të preferuara. Analiza sipas niveleve gjuhësore tregoi përqendrim të nxënësve kryesisht në nivelet A1–B2, me mungesë të përfaqësimit në nivelet C1–C2.
Në kuadër të projektit u realizuan: përpilimi dhe shpërndarja e pyetësorëve, mbledhja dhe analiza e të dhënave, organizimi i një tavoline të rrumbullakët me ekspertë arsimorë, si dhe përgatitja e Manualit/Udhëzuesit për mësuesit, aktualisht është botuar në format fizik dhe i publikuar online në faqen zyrtare të Fakultetit.
Projekti kontribuon në plotësimin e një boshllëku kërkimor në kontekstin shqiptaro-grek dhe ofron bazë empirike për përmirësimin e mësimdhënies së leksikut në shkollat dygjuhëshe.
Link:
https://fgjh.edu.al/strategjite-e-nxenies-se-leksikut-te-greqishtes-ne-arsimin-e-mesem-te-larte-ne-shkollat-dygjuheshe-shqiptaro-greke/
https://www.instagram.com/p/C04TncBtOMl/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA%3D%3D
