Studentët e degës Studime Britanike dhe Amerikane, të Departamentit të Gjuhës Angleze, vizituan Këndin Amerikan në Tiranë për të diskutuar në lidhje me Ditën e Tokës. Pas prezantimit më parë me video regjistrim me Pjesëmarrësin Virtual, Z. Bradley McDonald, – mundësuar nga programi Pilot i Shërbimit Virtual të Korpusit të Paqes Shqipëri dhe Mali i Zi – ata mundën të organizonin një takim online së bashku për të diskutuar rreth sfidave të mjedisit në Shqipëri dhe në Sh.B.A. si edhe për mënyrat se si të ndërgjegjësohemi dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur mjedisin.