Synon të bëhesh përkthyes ose interpret profesionist në nivel ndërkombëtar?

✍️ Apliko në Masterin e Shkencave në Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës!

Pse ta zgjedhësh këtë program?
✅ Mundësi punësimi si përkthyes, interpret, specialist komunikimi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe menaxher projektesh shumëgjuhëshe
✅ Praktika profesionale në institucione, agjenci përkthimi, shtëpi botuese dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare
✅ Studime semestrale në Francë, Itali, Gjermani, Spanjë, Turqi, Greqi, etj.
✅ Formim profesional në përkthim dhe interpretim në fusha si diplomacia, jurisprudenca, biznesi, kultura dhe komunikimi ndërkombëtar
✅ Zhvillim i kompetencave të avancuara në 2+1 gjuhë të huaja
✅ Përdorim i laboratorëve modernë dhe teknologjive bashkëkohore të përkthimit

🌍 Zgjidh gjuhën tënde: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rusisht, turqisht ose spanjisht.

👉 Ndërto një profil profesional që të dallon në tregun europian dhe ndërkombëtar të punës.
Apliko tani: www.fgjh.edu.al
Ndiq @fakulteti.gjuhevetahuaja.ut