Aktivitetet

Aktivitete FGJH

Datë 14.12.2022
Prezantimi i Klubeve Studentore

Zyra e Këshillimit të Karrierës zhvilloi takim me studentet mbi prezantimin e të gjitha Klubeve Studentore të FGJH duke vënë theksin në përfshirjen aktive të studentëve në to.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i UT, fakulteti i politikave Green në mbrojtje dhe ruajtje të mjedisit, organizoi një takim me Klubin e Ambientalistëve. Strategjia Green e FGJH-së do të implementohet edhe nëpërmjet Klubit të Ambientalistëve duke i bërë pjesë studentët në nisma konkrete dhe gjithpërfshirëse që synojnë sensibilizimin e të rinjve me problematikat mjedisore që vuan sot shoqëria jonë. Takimi u mbyll me prezantimin e një propozim-projekti të Klubit të Ambientalistëve “Zëri i Tokës na thërret”, dhe kalendarin e aktiviteteve vijuese ku priten t’i shtohen edhe propozimet e studentëve lidhur me të.

Foto Galeri

Datë 14.12.2022
Aktiviteti “Të bëhesh Mësues”

“Të bëhesh mësues”, kjo ishte tematika e diskutimit të ditës së sotme në auditorin Evropa, i cili mblodhi së bashku kolegë e studentë të vitit të tretë, të vitit të dytë Master në Mësuesi.

Të ftuar në këtë aktivitet informues ishin Zj. Elida Ristani, mësuese e gjuhës frënge në arsimin parauniversitar me një përvojë 42- vjeçare në mësimdhënie si edhe Z.Sulejman Keta,Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional, në ZAVT-DAR, Tiranë.Në fjalën e saj, Dekania e Fakultetit, Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, foli në lidhje me rëndësinë e takimeve të tilla dhe gjithëpërfshirjen e aktorëve të zinxhirit profesional të profesionit të mësuesit për një integrim sa më të mirë në tregun e punës të mësuesve të rinj.Nëpërmjet pyetjeve dhe kërshërisë së studentëve për të zbuluar sfidat e së ardhmes, të ftuarit ndanë me studentët përvojën dhe ekspertizën e tyre në sektorët përkatës, kërkesat ligjore, profesionale dhe ato të deontologjisë së profesionit të mësuesit.

Foto Galeri

Datë 13.12.2022
Aktiviteti “Ditët e Informimit të studentëve të vitit të II dhe të III”

Në kuadër të aktivitetit “Ditë informimi”, Auditori “Evropa” mirëpriti studentë të viteve të dyta dhe të treta me qëllim prezantimin e programeve studimore në nivelin master si edhe mundësitë e shërbimet që ofrohen nga strukturat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Studentët u njohën fillimisht me programet e studimit që ofron FGJH në ciklin e dytë të studimeve, profilin profesional të secilit, mundësitë e praktikës profesionale dhe integrimit në tregun e punës:

– Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik në degët Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.

– Master i Shkencave në Mësuesi, në degët: Gjuhë Angleze, Italiane,Gjermane, Frënge, Greke, Turke.

– Master i Shkencave në Përkthim-Teknik Letrar dhe Interpretim, në degët: Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.

– Master Profesional në Përkthim me profil Përkthyes, dega Gjuhë Angleze.

– Master i Delokalizuar në Përkthim Profesional në bashkëpunim me Universitetin e Strasburgut në degët: Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.

– MASTER I PËRBASHKËT me UNIVERSITETIN SORBONNE PARIS NORD “TRAJTIMI INFORMATIK DHE GJUHËSOR I DOKUMENTEVE TË SHKRUARA”.

Studentët u njohën me shërbimet dhe mundësitë që përfitohen nga mbajtja e kontakteve të ngushta me Zyrën e Këshillimit të Karrierës, Zyrën e Cilësisë dhe Kurrikulës si edhe Zyrën e Projekteve, që u vinë në ndihmë procesit mësimor. Ata u informuan me larmishmërinë e aktiviteteve, trajnimeve, angazhimeve të tyre të drejtpërdrejta në projekte mësimore-kërkimore, si edhe shkollat verore/dimërore që do të ofrohen gjatë viti akademik në vijim.

Një vend i veçantë në këtë aktivitet iu dha Koordinatores akademike Erasmus+, Dr. Drita Rira e cila u prezantoi studentëve mundësitë e shumta që u ofrohen për të kryer një semestër të plotë studimesh në një nga universitetet evropiane me të cilat UT ka lidhur Marrëveshje ndërinstitucionale. Gjithashtu, studentët u njohën me procedurat e aplikimit, dokumentacionin që duhet të plotësojnë si edhe detajet e dokumentit Learning Agreement, kontratës studimore.Studentët u inkurajuan gjithashtu të marrin pjesë në klubet ekstrakurrikulare që do t’i shtojnë vlerë jetës akademike në FGJH. Studentët u njohën me një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen nga 10 Klubet Studentore që ofrohen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Ky takim ishte një mundësi e mirë për t’i njohur studentët me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe në vijimësinë e programeve Master.

Foto Galeri

Datë 12.12.2022
  • Nënskrimi i marveshjes me Kompanine “Deloitte”
  • Organizimi i “Info-session Kompania Deloitte”.

“EXPLORE DELOITTE” ishte pjesë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja më datë 12.12.2022, ora 11:00 për të gjithë studentët e interesuar për një të ardhme dhe karrierë unike.

Studdentet u njohën me:

  • Çfarë është Deloitte;
  • Mundësitë e punësimit dhe internshipit dhe si funksionon proçesi i rekrutimit;
  • Programin “Brand Ambassador”.

Foto Galeri

Datë 17.10.2022 – 21.10.2022

Aktiviteti “Java e Orientimit për Studentët e Rinj”

Datë 17.10.2022 – Mirëseardhja në Fakultet

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës i uroi mirëseardhjen studentëve të tij, sidomos atyre të rinj, të cilët, për herë të parë u ulen në auditoret tona!

Në nisje të procesit mësimor por edhe të fillimit të vitit akademik 2022-2023, Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik të njësive përkatëse si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur programet tona mësimore.

Studentët u njohën me veçoritë e secilit program studimi të zgjedhur prej tyre, organizimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të drejtat por edhe përgjegjësitë e tyre.

Po kështu, u njohën me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe në vijimësinë e programeve Master;

– Angazhimit të tyre të drejtpërdrejtë në projekte mësimore-kërkimore;

– Mundësi të shumta mobiliteti në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+;

– Veprimtarive me karakter social dhe kulturor në kuadër të gjallërimit të jetës së tyre universitare: Klube studentore

Zyra e Këshillimit të Karrierës u shpërndau studentëve paketën promovuese të FGJH-së për vitin akademik 2022-2023.

Foto Galeri

Datë 18.10.2022

Studentët u njohën me përgjegjësen e Zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe përgjegjesen e Zyrës së Cilësisë dhe Kurrikulës. Gjatë këtij takimi, studentët u njohën me shërbimet që ofrojnë këto zyra në ndihmë të procesit mësimor, por edhe me larmishmërinë e aktiviteteve, trajnimeve, shkollave verore/dimërore që do të ofrohen gjatë këtij viti akademik.

Gjithashtu ata u njohën me laboratorët e Përkthimit, Kërkimit Shkencor, Fonetikës dhe atë të Trajnimeve, 2 sallat e bibliotekave fizike në FGJH por edhe bibliotekat virtualesi: JStore, Cobiss, U-Library.

Foto Galeri

Datë 19.10.2022

Studentët u njohën me përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (KSFGJH). Gjatë këtij takimi, studentët u njohën me mënyrën si funksionon KSFGJH-ja dhe çfarë roli luan ai në jetën akademike të studentëve tanë, si edhe prezantim të disa aktiviteteve që organizohen me mbështetjen e Dekanatit te FGJH-së.

Foto Galeri

Datë 20.10.2022

Studentët u njohën me 10 Klubet Studentore që ofrohen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Studentët u inkurajnuan të marrin pjesë në këto klube ekstrakurrikulare që do t’i shtojnë vlerë jetës akademike në FGJH.

Gjatë këtij takimi, studentët bashkëbiseduan me Prof. Marlind Pelushi rreth sportit dhe ndikimit të tij në shendetin tonë. Ndërkohë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe- imunologe, u foli studentëve për llojet, shkaktarët dhe parandalimin e alergjive, ushqyerjen e shëndetshme, jetën aktive, peshën globale që mbart asthma në tërësinë e shëndetit publik, ndikimin ealergjive mbi shëndetin mendor dhe rolin e sëmundjeve alergjike mbi stresin, ankthin, izolimin social dhe depresionin.

Foto Galeri

Datë 21.10.2022

Dita e fundit e javës së orientimit të studentëve të vitit të parë u mbyll me prezantimin e programit të Bashkimit Evropian në kuadër të bursave të mobilitetit Erasmus+KA107.

Koordinatorja akademike Erasmus+, Dr. Drita Rira u prezantoi studentëve mundësitë e shumta që u ofrohen për të kryer një semestër të plotë studimesh në një nga universitetet evropiane me të cilat UT ka lidhur Marrëveshje ndërinstitucionale.

Gjithashtu, studentët u njohën me procedurat e aplikimit, dokumentacionin që duhet të plotësojnë si edhe detajet e dokumentit Learning Agreement, kontratës studimore.

Me shembujt e tyre motivues, studentet Dea Alla dhe Dovlete Rama, që kanë kryer mobilitet Erasmus + në Francë, Bullgari dhe Spanjë, ndanë përvojat e tyre me studentët e pranishëm në sallë duke i motivuar për të shkuar drejt kësaj eksperience të jashtëzakonshme.

Në një video-call të drejtpërdrejtë me Granadën në Spanjë, Studentja Steljona Gjika, anëtare e KS-FGJh, e cila aktualisht ndodhet me mobilitet në universitetin e Granadës në Spanjë Erasmus+ përshëndeti aktivitetin informues dhe inkurajoi të gjithë studentët e pranishëm për të aplikuar në këtë program studimi.

Foto Galeri

Datë 26.09.2022
Aktiviteti “Dita Evropiane e Gjuhëve”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja iu bashkua sot kremtimeve mbarëkombëtare dhe evropiane me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve!

Maturantë nga instititucione të arsimit parauniversitar, Gjimnazi jopublik “Ernest Koliqi” si edhe Gjimnazi “5 tetori” në Kuçovë vizituan sot ambientet e Fakultetit tonë, Fakulteti që në themel të funksionimit të tij ka shumëgjuhësinë.

Prof.Dr Andromaqi Haloçi mbajti një leksion të hapur me temë “Të migrosh nga një gjuhë në tjetrën” ku u ndal në vlerat që mbart shumëgjuhësia, edukimi ndërkulturor e që përcillen në kontekstin arsimor vendas por edhe brenda familjes së madhe evropiane.

Prof. Dr. Shpresa Delija u foli maturantëve për domosdoshmërinë e njohjes së gjuhëve të huaja, dobinë në rrafshin personal dhe atë profesional, traditën e gjatë të FGJH-së në përgatitjen e mësuesve, përkthyesve dhe specialistëve të komunikimit ndërkulturor e turistik.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, fakulteti i mundësive, fakulteti i vërtetë evropian, ju uron Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!

Foto Galeri

Datë 20.09.2022
Aktiviteti “Ditët e Informimit të Programeve Master FGJH”

Ditët e Informimit të Programeve Master FGJH, u zhvillua tek salla “Evropa”, me studentë të sapodiplomuar në programet Bachelor të FGJH-së.

Zv. Dekane e Ciklit të Dytë të studimeve, Dr. Drita Rira, u prezantoi studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për pranimet në programet e ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2022-2023.

U prezantuan dhe iu dha përgjigje pyetjeve në lidhje me mundësitë e studimit në ciklit e dytë që ofrojnë programet studimore të Fakultetit të Gjuhëve të huaja:

  • profili i tyre akademik dhe profesional si programe gjithnjë të kërkuara në tregun e punës;
  • përmbajtja e detajuar e secilit prej programeve, sipas organizimit në semestra dhe vite akademike;
  • harmonizimi i elementeve terorike me ato praktike me qëllim aftësimin dhe përftimin e kompetencave specifike profesionale në komponentët kategorizues të planit mësimor,
  • ekspertizën e lartë të stafit pedagogjik;
  • shkëmbimet Erasmus + për studentët dhe pedagogët;
  • marrëveshjet e ndryshme me institucione dhe ndërmarrje të tregut për zhvillimin e praktikave profesionale mësimore;
  • mundësitë reale të punësimit në një treg gjithnjë e më rajonal e ndërkombëtar:

Koordinatorja akademike e Masterit të përbashkët me Universitetin e Sorbonës Prof.As.Dr. Eglantina Gishti shpjegoi detaje teknike të funksionimit dhe përmbajtjes së programit të ri “TRAJTIMI INFORMATIK DHE GJUHËSOR I DOKUMENTEVE TË SHKRUARA” duke u ndalur tek specifika e tij novatore që gërsheton njohuritë teknologjike me ato gjuhësore si edhe mundësitë e punësimit.

Foto Galeri