Takimi i radhës për Projektin UT-KEI në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës

Më 25 qershor 2026, në Sallën “Rozafa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua takimi i radhës i projektit “Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm: Politikat dhe Strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit.”

Gjatë takimit, secili grup pune prezantoi gjetjet dhe rezultatet e arritura. Diskutimet u përqendruan në adresimin e problematikave të identifikuara gjatë procesit kërkimor si edhe hartimin e rekomandimeve të vlefshme për institucionet e arsimit të lartë që përgatisin mësues të ardhshëm.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin dhe finalizimin e produktit kërkimor duke kontribuar në realizimin e qëllimeve të projektit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë këtij procesi!