Sot, më 18 tetor 2024, në ditën e fundit të informimit dhe orientimit për studentët e rinj të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua takimi me Administratoren e FGJH-së, znj. Klodeta Alushani, e cila i informoi studentët për tarifat e studimit, mundësitë e bursave të studimit, kategoritë përfituese dhe mënyrën e aplikimit.
📚 Gjatë pjesës së dytë të takimit, studentët u njohën edhe me përfaqësuesit e bibliotekave “Rozafa” dhe “Argjiro”, të cilët ndanë informacion të detajuar mbi anëtarësimin pranë këtyre bibliotekave, mënyrën e tërheqjes së librave, shfrytëzimit të bibliotekës digjitale, si dhe rregullat e studimit në bibliotekë. 📚
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për studentët që të njihen me mundësitë e shumta që i presin në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, duke i nxitur ata të angazhohen plotësisht në jetën akademike dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që ofrohet për zhvillimin e tyre. 🌟
#FakultetiIGjuhëveTeHuaja #InformimStudentesh #BibliotekatRozafaArgjiro #BursatEStudimit
Today, on October 18th, 2024, the final day of information and orientation for new students at the Faculty of Foreign Languages, students met the FFL Administrator, Ms. Klodeta Alushani. She provided students with essential information regarding tuition fees, scholarship opportunities, eligibility criteria, and the application process.
📚 During the second part of the meeting, students were introduced to representatives from the “Rozafa” and “Argjiro” libraries, who shared detailed information concerning library membership, the book borrowing process, the use of the digital library, and the regulation governing library study. 📚
This event offered an excellent opportunity for students to familiarize themselves with the numerous resources available at the Faculty of Foreign Languages, thereby encouraging their full engagement in academic life and motivating them to take advantage of every opportunity for personal and academic development.