Universiteti i Tiranës ka shpallur thirrjen për aplikime në kuadër të programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” (UT-KEI) për vitin akademik 2026–2027.
Programi synon mbështetjen dhe promovimin e kërkimit shkencor, nxitjen e inovacionit, rritjen e cilësisë së veprimtarisë kërkimore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të personelit akademik të Universitetit të Tiranës.
Informacione kryesore mbi thirrjen:
- Aplikantët e pranueshëm: Personeli akademik i Universitetit të Tiranës.
- Kohëzgjatja e projekteve: Deri në 24 muaj.
- Afati i fundit për aplikim: 15 janar 2027.
- Adresa elektronike për dorëzimin e aplikimeve: [email protected]
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i projekt-propozimit;
- Formulari i buxhetit;
- Arsyetimi i buxhetit;
- CV-të e anëtarëve të ekipit të projektit.
Zyra e Projekteve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja fton personelin akademik të interesuar të shfrytëzojë këtë mundësi financimi për zhvillimin e ideve dhe iniciativave kërkimore.
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin përkatës, ju ftojmë të konsultoni njoftimin zyrtar të Universitetit të Tiranës.

