Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Kauno kolegija Higher Education Institution, organizon më 23 tetor 2026 konferencën ndërkombëtare me temë:
“Shumëgjuhësia si sfidë dhe mundësi zhvillimi – Dinamika gjuhësore në kontekste globale”

Në një kohë kur shumëgjuhësia është bërë pjesë e pandashme e jetës shoqërore, institucionale, arsimore dhe kulturore, shumë struktura vazhdojnë të funksionojnë mbi paradigma tradicionale njëgjuhësore. Sistemet arsimore, praktikat institucionale dhe modelet klasike të studimeve filologjike shpesh nuk pasqyrojnë më kompleksitetin e realiteteve bashkëkohore gjuhësore dhe kulturore. Kjo mospërputhje krijon nevojën për qasje të reja teorike, metodologjike dhe praktike, si dhe për reflektim të ri shkencor mbi rolin e shumëgjuhësisë në shoqëritë moderne.

Konferenca synon të krijojë një hapësirë ndërdisiplinore diskutimi mbi shumëgjuhësinë si fenomen gjuhësor, kulturor, letrar, arsimor dhe shoqëror, duke sjellë në dialog studiues, pedagogë, doktorantë, përkthyes, mësues, profesionistë të kulturës dhe aktorë të tjerë të interesuar nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Fushat tematike

  • Gjuhësi dhe sociolinguistikë
  • Letërsi dhe letërsi krahasuese
  • Didaktikë, arsim dhe formim mësuesish
  • Përkthim dhe ndërmjetësim kulturor
  • Studime kulturore, media, teatër dhe film
  • Shqipëria dhe Ballkani si hapësira shumëgjuhëshe
  • Shumëgjuhësia, mobiliteti dhe transformimi social
  • Shumëgjuhësia, barazia dhe përfshirja

Data të rëndësishme

  • Afati për dorëzimin e abstrakteve: 25 shtator 2026
  • Njoftimi i pranimit të propozimeve: 9 tetor 2026
  • Dorëzimi i punimeve për botim: 4 dhjetor 2026

Gjuhët e konferencës: Shqip, anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe gjermanisht.
Pjesëmarrja: Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë.
Regjistrimi: Për regjistrim në konferencë, ju lutemi të plotësoni formularin online:
Formulari i regjistrimit: https://forms.cloud.microsoft/e/vPy4kJM7G5?origin=lprLink
Punimet e përzgjedhura do të shqyrtohen për botim në një vëllim shkencor të redaktuar ose në një numër tematik reviste shkencore.

Thirrja e konferencës

Klikoni për të lexuar më shumë

Udhëzime për formatin e dorëzimit të punimeve

Klikoni për të lexuar më shumë

situs toto