Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnim dyditor me temë: “Aftësi kërkimore, të dhënat FAIR dhe përdorimi i SPSS”

🎓 Trajnim dyditor për stafin akademik, për studentët e ciklit të tretë të studimeve, doktoraturë dhe për studentët e ciklit të dytë të studimeve, master i shkencave dhe profesional: Aftësi kërkimore, të dhënat FAIR dhe përdorimi i SPSS.

📈 Në vijim të përpjekjeve për të rritur aftësitë kërkimore dhe transversale të studentëve dhe stafit akademik, dhe në kuadër të projektit të financuar nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora), Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Dega e Kërkimit Shkencor – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, organizon trajnimin dyditor më 26–27 qershor 2025, me temat:
Empowering Researchers: Enhancing Research Skills Through the Use of Data Analysis Tools – SPSS (Faza II – Praktikë)
Të dhënat FAIR dhe Shkenca e Hapur: Strategji praktike për menaxhimin dhe ndarjen e të dhënave kërkimore

🧠 Ky trajnim i kombinuar do t’u ofrojë pjesëmarrësve studentëve doktorantë, stafit akademikë dhe studentëve të ciklit të dytë, njohuri të avancuara mbi metodat bashkëkohore të kërkimit në shkencat shoqërore, përfshirë:
• Teknikat e mbledhjes dhe analizës së të dhënave në kërkimin sasiore dhe cilësor
• Aftësimin praktik me programin SPSS
• Strategjitë për menaxhimin, dokumentimin dhe ndarjen e të dhënave kërkimore në përputhje me parimet FAIR (Findable, Accessible, Interoperable, Reusable)
• Praktikat dhe mjetet që promovojnë transparencën, cilësinë dhe ndikimin e kërkimit në kuadër të Shkencës së Hapur

👩‍🏫 Trajnerë:
Ing. Blerina Spahiu, PhD, University of Milano-Bicocca
Prof. As. Dr. Etleva Koni, Departamenti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

📍 Vendndodhja: Salla Europa, FGJH
💻 Për pjesëmarrësit në distancë: Online Meeting
📅 June 26, 2025, 10:00am – June 27, 2025, 4:00pm
🕒 Time zone: Europe/Tirane
🔗 Google Meet joining info:
👉 Video call link: https://meet.google.com/uid-bugg-tnw

🤝 Ju mirëpresim!