Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnime për Personelin Ndihmës Akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe mbështetjes efektive të procesit mësimor, Dega e Trajnimeve ka hartuar një kalendar të posaçëm me trajnime të dedikuara për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ të fakultetit. Këto trajnime synojnë të fuqizojnë kapacitetet profesionale të stafit, të përmirësojnë aftësitë organizative dhe komunikuese, si dhe të ofrojnë njohuri të përditësuara në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe administrimit universitar.

Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimesh është të kontribuojë në përmirësimin e performancës individuale dhe institucionale, nëpërmjet ndërtimit të një kulture të të nxënit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të aftësive që ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e jetës akademike. Temat e trajnimeve përfshijnë aspekte praktike të punës administrative, përdorimin efikas të sistemeve digjitale dhe platformave institucionale, komunikimin ndërpersonal, menaxhimin e dokumentacionit, etiketën institucionale dhe zhvillimin profesional në përgjithësi.

Përmes këtyre trajnimeve synojmë të forcojmë rolin e rëndësishëm që ka personeli administrativ në mbështetjen e studentëve, stafit akademik dhe strukturave drejtuese të fakultetit. Një staf i mirëtrajnuar është një element kyç për sigurimin e cilësisë dhe funksionimin e qëndrueshëm të çdo institucioni arsimor.

Kalendari i Trajnimeve

Tajnime të Zhvilluara