Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vazhdojnë regjistrimi për module trajnimesh me mikrocredenciale!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron module trajnimesh afatshkurtra me mikrocredenciale, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni aftësi të caktuara pa pasur nevojë për angazhim të gjatë kohor dhe financiar. Ato janë të dizajnuara për t’i përshtatur nevojave të tregut të punës dhe ofrojnë mundësi të shumta për avancimin tuaj profesional.

Përmirësoni aftësitë dhe mundësitë tuaja profesionale me programet tona të trajnimeve në fusha të ndryshme.

Një nga modulet që ne ofrojmë është KOMUNIKIM NË GJUHË TË HUAJ PËR PRITJEN DHE SHËRBIMIN NË HOTEL.

Përse duhet të merrni pjesë?
Nëpërmjet këtij moduli do të:
përmirësoni aftësitë tuaja praktike dhe të menaxhërshme në tregun e punës;
përgatiteni për një karrierë afatgjatë në industrinë e mikpritjes;
zhvilloheni profesionalisht në gjuhë të huaj;
rrisni besueshmërinë tuaj në sytë e punëdhënësve në bare, restorante dhe hotele.

Çfarë do të mësoni?
Nëpërmjet këtij moduli do të mësoni:
Standardet e mikpritjes dhe krijimin e një përvoje pozitive për klientët;
Etikën profesionale dhe komunikimin në gjuhë të huaj me klientët të ndryshëm;
Menaxhimin me profesionalizëm të situatave të vështira dhe ankesave me klientët;
Teknikat e shërbimit të tavolinës (menyja, porosia, servirja, prezantimi);
Punën në ekip dhe bashkëpunimin me kolegët dhe kuzhinën.

Regjistrohuni tani dhe hapni mundësi të reja për karrierën tuaj!

Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar shpejt dhe me efikasitet!

Linku për regjistrim: https://forms.office.com/e/hrHZT3pAww

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën: [email protected]