Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vizita e shkollës së mesme “Bedri Llagami” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja!

Sot, me shumë kënaqësi, pritëm në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nxënësit e shkollës së mesme “Bedrri Llagami”!
Gjatë vizitës, ata u njohën me infrastrukturën tonë inovative dhe ambientet moderne të mësimit, të cilat ofrojnë një përvojë të shkëlqyer për studentët tanë.
Nxënësit patën mundësinë të informoheshin për programet tona të studimit dhe mundësitë që ofrojmë nëpërmjet një prezantimi të detajuar.
Vizitën e mbyllëm me një quiz të zhvilluar nga profesoreshë Elona Toro, ku maturantët testuan njohuritë e tyre dhe u shpallën 3 fitues! 🎉
Faleminderit shkollës së mesme “Bedri Llagami” për vizitën dhe gjithë nxënësve për angazhimin dhe entuziazmin që treguan!
Shpresojmë t’ju shohim përsëri së shpejti!