Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të personelit akademik, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, organizoi trajnimin me temë nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të stafit akademik për të përdorur mjete dhe teknika digjitale në krijimin e leksioneve më tërheqëse, interaktive dhe efikase. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të njihen me platforma dhe aplikacione që i mundësojnë ata të krijojnë materiale mësimore më të pasura dhe të angazhojnë studentët në një mjedis më dinamik dhe bashkëkohor,duke kontribuuar në përmirësimin e përvojës së të mësuarit dhe ofruar mundësi të reja për inovacion në klasë.
Falë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksploronin mjete dhe teknika inovative për një mësimdhënie më të avancuar!