Zyra Kombëtare e AUF-së në Shqipëri në partneritet me Universitetin e Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës, organizuan një mbjellje simbolike të pemëve në kopshtet e Fakultetit Ekonomik, Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, #AUF rikonfirmon mbështetjen e saj për #zhvillimin e #qëndrueshëm të universiteteve dhe inkurajon të rinjtë në Shqipëri të ndërmarrin veprime konkrete në favor të ruajtjes së #mjedisit dhe burimeve natyrore.
Klubi i Studentëve Ambientalistë të Fakultetit të Gjuhevë të Huaja dhe studentë të tjerë nga fakultete të ndryshme kanë kontribuar në këtë veprimtari në favor ruajtjes më të mirë të mjedisit.
Së bashku për ruajtjen e mjedisit!