“Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi sot leksionin e hapur me temë : “Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit.” me psikologen e FGJH-së Znj. Ilirieta Metushi. Leksioni u organizua në formë bashkëbisedimi me studentët. Studentët bënë një sërë pyetjesh rreth tematikave të zhvilluara. Nga komentet e studentëve, takimi ishte informues, biseda e këndshme dhe informacioni i marrë shumë i vlefshëm.