KA171 ERASMUS+

Programi ERASMUS+ “Mobiliteti i studentëve dhe stafit në arsimin e lartë i mbështetur nga fondet e politikës së jashtme” (KA171) i Bashkimit Evropian lejon institucionet e arsimit të lartë të zhvillojnë lëvizshmërinë jashtë Evropës të studentëve, mësuesve dhe stafit administrativ të tyre.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i Universitetit të Tiranës aplikoi dhe u zgjodh partner i Universitetit Caen Normandie, Francë për zbatimin e programit KA171 ERASMUS+ lidhur me mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik e administrativ drejt dhe nga Shqipëria, në 3 vitet e ardhshme (2023-2026).