Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fiton Dy Projekte të Rëndësishme për Zhvillim Akademik dhe Kulturor

📢 Lajm i mirë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja!

Më 29 maj 2025, gjatë aktivitetit të organizuar nga AKKSHI, u shpallën projektet fituese me financim nga fondet e tij. Fakulteti ynë u shpall fitues me dy projekte të rëndësishme, që synojnë zhvillimin akademik dhe të infrastrukturës si edhe promovimin e kulturës shqiptare:

🔹 “Ngritja e laboratorëve të përkthimit – Teknologji inovative dhe modele europiane” – një hap i ri drejt modernizimit të infrastrukturës sonë mësimore për krijimin e në laboratori të përkthimit audiovizual;
🔹 “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe marketingut digjital përmes platformës Albania 365” – një projekt që lidh gjuhët, teknologjinë dhe trashëgiminë për të mbështetur turizmin në vend në bashkëpunimin me biznesin Elitte Travel Group.

Faleminderit AKKSHI për mbështetjen dhe urime të gjithë ekipit të angazhuar në përgatitjen e projekteve! 💪📚🌍