Dr. Anna Markova: Bashkëpunimi Akademik dhe Frymëzimi Ndërkulturor me Universitetin e Tiranës

11
Dr. Anna Markova, një akademike e përkushtuar nga Universiteti St. Kliment Ohridski🏫 dhe partnere afatgjatë e Universitetit të Tiranës, ndan përvojën e saj frymëzuese me Universitetin e Tiranës që prej vitit 2006, në kuadër të një projekti bashkëpunimi të nisur me Departamentin e Gjuhës Frënge dhe AUF (Agence Universitaire de la Francophonie) dhe me projekte të tjera në vazhdim📃.
Gjatë këtyre viteve, puna e saj ka nxitur shkëmbime të pasura akademike dhe ndërveprime kuptimplota me studentët, plot pasion, dialog dhe bashkëpunim👩🏻‍🎓🧑🏻‍🎓📚. Kjo punë e përbashkët ndër vite, ka forcuar gjithashtu lidhjet kulturore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, duke krijuar një hapësirë të vërtetë për të mësuar së bashku.
🗓️Më 29 maj 2025, ajo iu bashkua konferencës “Horizonte të reja në përkthim dhe interpretim në epokën digjitale” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja📍, ku ajo jo vetëm mori pjesë me entuziazëm, por mbajti edhe një prezantim me temë: “Sur la traduction des realia et régionalismes terminologiques dans les dictionnaires électroniques bilingues” (“Mbi përkthimin e realieve dhe regjionalizmave terminologjikë në fjalorët elektronikë dygjuhësh”).
Energjia dhe përkushtimi i saj ndaj këtyre konferencave vazhdojnë të frymëzojnë si studentët, ashtu edhe kolegët! ✨📚💻