Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor 📚🎓

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, mori pjesë në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, i zhvilluar në Tiranë, në datat 22–24 prill 2026. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Në kuadër të këtij panairi, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja u përfaqësua nga Prof. Dr. Brikena Kadzadej, lektore pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, FGJH-UT, e cila prezantoi punimin shkencor “Prof. Eqrem Çabej në albanologji dhe gjuhësinë europiane”, një kontribut me rëndësi në fushën e studimeve albanologjike dhe gjuhësore 📖.

Pjesëmarrja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në këtë veprimtari dëshmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përfaqësimin e stafit akademik në veprimtari kombëtare dhe mbarëkombëtare ✅.

situs toto