Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Arben Broci”! Gjatë vizitës, ata u njohën me programet tona të studimit dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në ciklet e studimit Bachelor dhe Master.
Vizita përfshiu një tur, ku nxënësit patën mundësinë të shikonin nga afër ambientet e fakultetit dhe infrastrukturën e tij moderne.
Krahas kësaj, maturantët morën pjesë në një workshop të organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në bashkëpunim me Shoqatën e Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD), ku u njohën me programin e ri të studimit që FGJH ofron – Bachelor në gjuhën frënge dhe gjuhën e shenjave shqipe.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është gjithmonë i gatshëm të mirëpresë të rinjtë që janë të interesuar për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të ndjekur një karrierë ndërkombëtare!








