Agjencia Universitaire e Frankofonisë (AUF) në Evropën Qendrore dhe Lindore në partneritet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Universitetin e Tiranës (UT) –Fakulteti i Gjuhëve te Huaja, grupi kerkimor Didaktikë e gjuhës frënge dhe Agjencine Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) organizuan edicionin e dytë të “Forumit frankofon mbi Cilësinë në Arsimin e Lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore” (FFQ-ECO) në Tiranë, Shqipëri, 6 – 7 dhjetor 2023. Ekspertët, vendimmarrësit, akademikët dhe praktikuesit (nga Shqipwria, Kosova, Franca, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Mali i Zi, Lituania, Gjeorgjia, Tunizia etj. ) eksploruan qasjet më të mira dhe ndanë përvojat e suksesshme në menaxhimin e universiteteve dhe sigurimin e cilësisë për punësim më të mirë të të rinjve.
Forumi është një aktivitet domethënës i veprimeve të kryera nga UNESCO dhe AUF dhe partnerët e saj për të përmirësuar qeverisjen e universiteteve në botën frankofone. Ky event vjetor rajonal shërben si një platformë për diskutim, zhvillim profesional dhe shkëmbim përvojash midis aktorëve kryesorë në qasjen cilësore të institucioneve të arsimit të lartë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, anëtarë të AUF-së dhe në të.