Sot, më datë 10.04.2025, në Bibliotekën Argjiro, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, organizoi trajnimin për studentët me temë: ‘‘Si të aplikojmë në projekte për të rinjtë’’ nga Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtëpani.
Disa nga pikat në të cilat u përqendrua ky trajnim ishin:
• Identifikimi i mundësive të financimit për projekte rinore në Shqipëri dhe më gjerë;
• Analiza e nevojave të komunitetit dhe gjenerimi i ideve për projekte novatore;
• Zhvillimi i objektivave SMART për projekte rinore;
• Planifikimi i aktiviteteve konkrete dhe të përshtatshme për projektin;
• Bazat e krijimit të një buxheti të thjeshtë projekti;
• Njohja e elementeve kryesore që bëjnë një aplikim të suksesshëm;
• Gjetja e burimeve dhe mbështetja për hartimin e projekteve rinore etj.
Gjatë këtij trajnimi, zhvilluar në formë bashkëbisedimi me studentët pjesëmarrës, u theksua rëndësia e projekteve rinore të cilët nxisin ndryshimin pozitiv në komunitet, zhvillojnë aftësitë e lidershipit dhe bashkëpunimit tek të rinjtë, ofrojnë mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur jashtë auditorëve të fakultetit, krijojnë lidhje dhe rrjete të forta si dhe mundësojnë zërin e të rinjve të dëgjohet.



