Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Këndi i Maturantit

Drejt një të ardhmeje globale.
Gjuhët janë çelësi yt për një botë pa kufij. Në fakultetin tonë, nuk mëson vetëm fjalë – zbulon kultura, hap horizonte të reja profesionale dhe formohesh si qytetar i botës. E ardhmja jote shumëgjuhëshe nis pikërisht këtu!

Pse të zgjedhësh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja?

Programe studimi të njohura ndërkombëtarisht

Diplomat tona njihen në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë, duke ju hapur dyer drejt një karriere globale.

Mësim cilësor dhe metodologji bashkëkohore

Ne ofrojmë mësimdhënie të një cilësie të lartë me metodologji bashkëkohore, duke ju përgatitur me aftësitë e duhura për sfidat e sotme.

Erasmus+

Përfitoni nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe programe të tjera të ngjashme, duke fituar përvojë të vlefshme studimi në universitete të huaja.

Bursa studimi

Ne ofrojmë bursa studimi për studentët e ekselencës dhe bursa ekonomike për studentët në nevojë, si edhe bursa nga donatorë të huaj. 

Përjashtim ose përgjysmim tarife

Studentët ekselentë përfitojnë përjashtim nga tarifa e shkollimit, ndërsa ata me mesatare 6-9 përgjysmim. 

Mbështetje për karrierën

Zyra jonë e Karrierës ju mbështet aktivisht për t’u integruar sa më shpejt në tregun e punës në përputhje me degën e studimit.

Punësueshmëri e lartë

Mbi 80% e studentëve tanë janë të punësuar gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, bazuar në studimin e tregut 2024. Kjo dëshmon vlerën dhe rëndësinë e diplomave tona në tregun e punës.

Ja se çfarë thonë punëdhënësit për të diplomuarit tanë:

Deloitte Albania: “Në një treg pune gjithnjë e më të globalizuar, aftësitë gjuhësore dhe kulturore janë thelbësore për suksesin tonë. Studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i zotërojnë natyrshëm këto aftësi – dhe këtë e dëshmojnë çdo ditë në projektet tona ndërkombëtare. Ata sjellin përkushtim, fleksibilitet dhe komunikim ndërkulturor, duke u kthyer në një vlerë të shtuar për ekipet tona.”

GRAPESEED EUROPE: “Studentët dhe të diplomuarit tuaj sjellin një kombinim të shkëlqyer të njohurive gjuhësore, ndjeshmërisë kulturore dhe pasionit për edukimin. Ata

janë përkthyes të aftë, mësues të përkushtuar dhe profesionistë të shkëlqyer në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Për ne, ky bashkëpunim nuk është thjesht rekrutim – është krijim vlere dhe ndikimi të qëndrueshëm.”

f2a.biz: “Në një treg global, aftësitë gjuhësore dhe kulturore janë thelbësore. Studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja sjellin profesionalizëm, përkushtim dhe fleksibilitet. Kontributi i tyre është i dukshëm jo vetëm në detyra të përditshme, por edhe në projekte me ndikim strategjik për kompaninë tonë.”

Integral Educational Programs: “Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja janë thelbësorë në eventet tona ndërkombëtare si World Education Fair, ku interpretojnë dhe përkthejnë bisedat mes përfaqësuesve të huaj dhe prindërve shqiptarë. Profesionalizmi dhe përgatitja e tyre përfaqësojnë denjësisht kompaninë tonë në çdo hap!”

Duapune: “Studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja luajnë një rol kyç në bashkëpunimin ndërkombëtar falë aftësive të tyre gjuhësore dhe kulturore. Në ekipin tonë kemi Megi Farrukun, e diplomuar në FGJH, e cila ka sjellë profesionalizëm, përkushtim dhe një kontribut të vyer për suksesin tonë të përbashkët.”

Jetë studentore të pasur

Një jetë studentore dinamike, të mbushur me aktivitete informuese, kulturore e motivuese, trajnime, seminare, shkolla verore/dimërore dhe klube studentore. Këto aktivitete ju ndihmojnë të zhvilloni kapacitete shumë-dimensionale dhe t’i përshtateni menjëherë tregut global të punësimit.

Programet e Studimit Bachelor

Klubet Studentore

Një hapësirë për krijimtari, bashkëpunim dhe argëtim!

Këshilli Studentor

Një zë për studentët dhe një urë lidhëse me strukturat drejtuese!

Tirana Guide Map

Një hartë praktike për çdo student që kërkon të orientohen lehtësisht në Tiranë!

📧E-mail Info:
[email protected]👆
📧E-mail Karriera:
[email protected]👈
🌐Udhërrëfyes:
Udhërrëfyes FGJH👈

Si të aplikosh?

👆 Klikoni mbi tekstin më lart për të hapur informacionin përkatës.

Pyetje më të shpeshta nga maturantët

1. A mund të zgjedh dy gjuhë?

Po, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, programet e studimit Bachelor ofrojnë mundësinë e studimit të dy gjuhëve. Kjo nënkupton një gjuhë kryesore dhe një gjuhë të dytë.

Zgjedhja e gjuhës së dytë bëhet në momentin e regjistrimit fizik në fakultet dhe jo online në U-Albania. Në këtë fazë, ti do të kesh mundësinë të zgjedhësh gjuhën e dytë nga lista e gjuhëve që ofrohen nga fakulteti, si për shembull:

  • Anglisht
  • Gjermanisht
  • Italisht
  • Spanjisht
  • Rusisht
  • Greqisht
  • Turqisht

Ndërsa zgjedhja e një gjuhe të tretë është shpesh me preferencë, duke u ofruar si lëndë me zgjedhje gjatë viteve të studimit, në varësi të kurrikulës së programit dhe kapaciteteve të fakultetit.

2. A duhet të kem njohuri paraprake të gjuhës që do të zgjedh për të studiuar?

Është në të mirën tuaj që të keni njohuri të gjuhës së zgjedhur, por nuk është kusht pengues për t’u pranuar në atë program studimi.

3. Cilat janë kriteret e pranimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja?

1. Mesatarja e shkollës së mesme: sipas VKM-së nr. 403, datë 03/06/2020, ndryshuar me VKM-në nr. 46, datë 27/01/2021, ndryshuar me VKM-në nr. 363, datë 26/05/2022 mesatarja aritmetike e lëndëve së bashku me rezultatet e maturës shtetërore duhet të jetë mbi 6.5 (gjashtë pikë pesë).
2. Kuota: Çdo program studimi ka një numër të kufizuar vendesh (kuota). Pranimet bëhen derisa të plotësohet kjo kuotë, duke filluar nga kandidatët me pikët më të larta.
Përzgjedhja bëhet në mënyrë automatike nga sistemi, duke krahasuar pikët tuaja me ato të kandidatëve të tjerë dhe preferencat e deklaruara.

4. A ka ndonjë provim pranimi për të hyrë në FGJH?

Jo, pranimet bëhen përmes sistemit U-Albania, pa provim shtesë.

5. A ka praktika profesionale gjatë studimeve?

Praktika profesionale kryhet në Ciklin e Dytë të Studimeve në përputhje me degën e studimit në institucione si shkolla publike e private, institucione kulturore, angjenci përkthimi, ambasada, agjenci turistike, organizata, etj.

6. A ofron fakulteti orientim për karrierën?

Po, Zyra e Karrierës ofron këshillim, orientim profesional dhe ndihmon në lidhjen me tregun e punës nëpërmjet konsultave individuale dhe në grup, aktiviteteve të ndryshme të rrjetëzimit, etj.

7. Ku ndodhet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja?

Rr. Elbasanit, Tiranë, Shqipëri, 1001