Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Master i shkencave në “Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”

MASTER I SHKENCAVE NË KOMUNIKIM NDËRKULTUROR DHE TURISTIK TRIGJUHËSH

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Gjuhë e huaj B (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, greqisht, spanjisht, turqisht); Gjuhë e huaj C (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, greqisht, spanjisht, turqisht); Gjuhë shqipe A, Gjuhë e huaj D
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në “Komunikim ndërkulturor dhe turistik trigjuhësh” ofrohet si master ndërdepartamental nga të gjitha Departamentet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe synon të formojë një figurë profesionale fleksibël, të aftë të përballojë dinamikën e marrëdhënieve ndërkulturore dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve shoqërore dhe prodhuese të ndryshme. Qasja e programit është dinamike dhe zhvillohet me qendër studentin çka nënkupton se studenti pajiset me njohuri dhe know-how të cilat fillon t’i verë në praktikë që në auditor, nëpërmjet detyrave të kursit, projekteve apo aspekteve të tjera kërkimore dhe praktike që përmbajnë syllabuset e propozuara në planin mësimor të përbashkët të departamenteve.

Programi është një ndërthurje e teorive dhe praktikave të përdorimit të gjuhës së huaj të aplikuar në funksion të ushtrimit të një profesioni me bazë komunikimin (ndër) gjuhësor në lidhje me fushën e turizmit. Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave profesionale që mund të shfrytëzohen nga po ai në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe turistik, të ndërmarrjes, të organizatave ndërkombëtare dhe të promovimit të pasurive të territorit.

Programi ka këto objektiva:
  • Të forcojë dhe përsosë njohuritë dhe kompetencën  gjuhësore të studentëve në të paktën tri gjuhë të huaja: në gjuhën e huaj të parë aktive B, në gjuhën e huaj të dytë pasive C, si edhe në gjuhën D;
  • Të përgatisë specialistë me njohuri të thelluara të tematikave kulturore, historike, ekonomike dhe shoqërore të zonave gjeografike që lidhen me gjuhët e përzgjedhura, dhe të disiplinave bazë të shkencave shoqërore, ekonomike dhe juridike. Njohuri të tilla do të zhvillohen me vëmendje të veçantë ndaj problematikave të lidhura me ndërkombëtarizimin e aktiviteteve prodhuese dhe atyre të shkëmbimeve;
  • Të aftësojë studentët në përdorimin e mjeteve informatike dhe telepatike në fushat me kompetenca specifike.
Kompetencat:

Gjatë kohëzgjatjes së këtij programi studimi, studenti do të përftojë kompetencat e mëposhtme:

  • Aftësi të thelluar për të përftuar njohuri tematike të fushës së turizmit si edhe praktika know-how të cilat i hyjnë në punë gjatë ushtrimit të profesionit si ndërmjetës gjuhësor;
  • Aftësi të thelluar për të paraqitur informacion, koncepte dhe ide në gjuhë të huaj para një auditori dëgjuesish ose lexuesish ;
  • Kompetencë të lartë të përdorimit të së paku dy gjuhëve të huaja dhe të një gjuhe të huaj të tretë në nivel mesatar ose të avancuar;
  • Kompetencë të thelluar të të kuptuarit më të mirë të Tjetrit (turistit potencial), të kulturave të ndryshme të huaja;
  • Kompetencë të thelluar të teorive dhe praktikave të komunikimit ndërkulturor dhe atij turistik dhe të negociimit në mënyrë efektive me njërën a disa nga këto gjuhë/kultura;
  • Kompetencë të lartë në përftimin e njohurive dhe praktikave të mira të tematikave kulturore, historike, ekonomike, letrare dhe shoqërore të zonave gjeografike që lidhen me gjuhët e përzgjedhura;
  • Kompetencë të lartë të njohurive që lidhen me disiplina bazë të shkencave shoqërore, ekonomike dhe juridike;
  • Kompetencë të thelluar në konceptimin dhe prodhimin e produkteve turistike me ndihmën e gjuhës së zbatuar në turizëm, strategjive dhe teknikave të përftuara në auditor ;
  • Aftësi të larta për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike;
  • Aftësi të larta komunikuese në postin e mediatorit kulturor në përballjen me individë apo grupe të natyrave të ndryshme dhe të veçanta;
  • Kompetencë të thelluar në njohjen dhe përdorimin e metodologjisë kërkimore në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe turistik;
  • Kompetencë të thelluar në zhvillimin e teknikave të kërkimit shkencor, nxjerrjes dhe përpunimit të informacionit të domosdoshëm në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe turistik.
Praktika profesionale dhe shkolla verore

Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencavenë “Komunikim ndërkulturor dhe turistik trigjuhësh“. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Për të plotësuar objektivat e parashikuara të programit të studimit, studentët duhet të zhvillojnë praktikë në një ose disa institucione/organizata/kompani vendase ose të huaja.

Marrëveshjet e shumta të tipit MOU që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) ka me institucione publike dhe private, (muze, agjenci udhëtimi, ndërmarrje, kompani të ndryshme që kanë në fokus komunikimin) u sigurojnë studentëve vënien në praktikë të njohurive teorike të përfituara gjatë mësimnxënies. Gjatë praktikës, studenti aktivizon dhe ndërlidh njohuritë teorike me ato praktike, në mënyrë që praktika nëpër institucione të jetë një eksperiencë e vlefshme e cila mund të shërbejë edhe si një pikënisje e një karriere të suksesshme dhe punësimi në të ardhmen. 

Në përfundim të vitit të parë, për studentët e regjistruar në këtë program, Fakulteti i Gjuhëve të huaja organizon një Shkollë Verore ku studentët ndjekin leksione nga specialistët më tëmirë vendas dhe mentorohen nga pedagogët e Fakultetit në institucionet publike dhe jopublike. Organizimi i kësaj shkolle veroreqë synon adaptimin me specifika të tregut të punës, njohjen e territorit, të aktorëve të përfshirë në zinxhirin e komunikimit si edhe të terrenit të ushtrimit të profesionit të tyre të ardhshëm përbën një vlerë të shtuar për këtë program studimi.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në shumë fusha, si:

  • Mediator apo ndërmjetës ndërkulturor në institucione që përfshijnë fushën e marrëdhënieve kulturore midis vendeve dhe popujve;
  • Operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare në administratën publike;
  • Operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me publikun në struktura të vullnetarizmit;
  • Operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me publikun në entet lokale: zyra Info Point të Ministrisë ose Bashkisë;
  • Operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtaredhe me publikun në organizma dhe organizata ndërkombëtare;
  • Operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare shoqata të huaja dhe vendase, etj.;
  • Guidë turistike, guidë/interpret i fushës kulturore, si shoqërues për grupe turistike brenda dhe jashtë vendit;
  • Ciceron në muze, qendra historike e kulturore;
  • Menaxher i një ndërmarrjeje turistike apo agjencie;

Nëpunës në mediet e ndryshme të shkruara dhe elektronike duke mbuluar sidomos fushat kulturore, historike, ndërgjuhësore.

 

Master i shkencave në “Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”

PLANI MËSIMOR
Master i Shkencave në “Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh ”
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Komunikim ndërkulturor 6 I/I 60
2. Strategji dhe teknika të komunikimit 6 I/I 60
3. Letërsi dhe kulturë 6 I/I 60
4. Histori e Shqipërisë dhe e Ballkanit 4 I/I 40
5. Burime turistike dhe konceptimi i itinerareve kulturore  4 I/I 40
6. Gjuhë C (1) 6 I/I 60
SEMESTRI II
7. Menaxhim dhe marketing i ndërmarrjeve turistike 4 I/II 40
8. Komunikim turistik 6 I/II 60
9. Antropologji kulturore 4 I/II 40
10. Hyrje në të drejtën e turizmit 4 I/II 40
11. Gjuhë C (2) 6 I/II 60
12. Praktikë profesionale 1 4 I/II 40
Gjithsej 60 600
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Përkthim dhe interpretim B-A 6 II/I 60
2. Letërsi dhe kulturë C 4 II/I 40
3. E-Turizëm 4 II/I 40
4. Metodologji kërkimi 6 II/I 60
5. Gjuhë D 4 II/I 40
6. Lëndë me zgjedhje ** 4 II/I 40
7. Praktikë profesionale 2 4 II/I 40
SEMESTRI II
8. Arkeologji dhe Etnografi 6 II/II 60
9. Teknika të guidimit 4 II/II 40
10. Praktikë profesionale 3 4 II/II 80
11. Tezë diplome 14 II/II -
Gjithsej 60 500
Gjithsej në 2 vite 120 1805