Në datën 6.12.2024, Departamenti i Gjuhës Frënge, në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Sorbonne Paris Nord, studentët shqiptarë dhe ata francezë e masterit të përbashkët në fushën e trajtimit automatik të gjuhëve, ndoqën leksionin e hapur me temë Basex et Albanais, mbajtur nga profesori Xavier-Laurent Salvador.
Gjatë këtij leksioni u trajtuan çështje të cilat lidhen me aspekte të trajtimit automatik të gjuhëve, të aplikuara në gjuhën shqipe dhe u vunë në dukje problematikat dhe sfidat e një gjuhe të papërpunuar informatikisht.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u prezantuan edhe projekte të ndryshme të realizuara nga studentët shqiptare dhe francezë lidhur me gjuhët në përgjithësi dhe më gjuhën shqipe në veçanti, si krijimi i një fjalori online i shprehjeve frazeologjike (Dictionnaire des expressions figées franco-albanais).