Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Leksion i hapur me temë: ”Qytetërimi Maja në Amerikën Qendrore”

Në kuadër të ciklit “Zëra hispanikë”, sot studentët e Departamenti i Gjuhes Spanjolle. FGJH. UT dhe @Departamenti i Gjuhës Angleze morën pjesë në një leksion të hapur dedikuar kulturës dhe historisë së Guatemalës, një vend me trashëgimi të pasur dhe identitet të veçantë në botën hispanike.

Gjatë prezantimit, u trajtuan aspekte të rëndësishme të civilizimit maja, një nga qytetërimet më të lashta dhe më të zhvilluara të Amerikës Qendrore, si dhe elemente të kulturës bashkëkohore, traditave, gjuhës dhe identitetit shumëetnik të vendit.

U ndal veçanërisht te roli i Guatemalës në ruajtjen e trashëgimisë indigjene dhe ndikimi i saj në kulturën hispanike.

Prof. Samueli e prezantoi temën në mënyrë tërheqëse dhe ndërvepruese, duke nxitur interesin dhe pjesëmarrjen aktive të studentëve.

Në përfundim të aktivitetit, ai shpërndau edhe dhurata simbolike për pjesëmarrësit.

——————————————————–

En el marco del ciclo “Voces hispánicas”, los estudiantes del Departamento de Español e Inglés participaron hoy en una conferencia dedicada a la cultura y la historia de Guatemala, un país con una rica herencia y una identidad única dentro del mundo hispánico.

Durante la presentación, se abordaron aspectos fundamentales de la civilización maya, una de las más antiguas y desarrolladas de América Central, así como elementos de la cultura contemporánea, las tradiciones, la lengua y el carácter multiétnico del país.

Se destacó especialmente el papel de Guatemala en la preservación de la herencia indígena y su influencia en la cultura hispánica.

El Prof. Samuel presentó el tema de forma dinámica e interactiva, fomentando el interés y la participación activa de los estudiantes.

Al finalizar la actividad, también se repartieron obsequios simbólicos a los participantes.

situs toto